Në një betejë të ashpër në arkat filmike të fundjavës, filmi “
Sonic the Hedgehog 3” arriti të dominonte në Shtetet e Bashkuara, duke fituar 62 milionë dollarë, dyfishin e shifrës prej 35 milionë dollarësh që mori filmi “
Mufasa”, konkurrenti i drejtpërdrejtë i filmit “
The Lion King” nga gjigandi “Disney”.
Entertainment Weekly ka shkruar, që, ani pse “
Mufasa” pati sukses global, duke grumbulluar 122 milionë dollarë në 53 territore, “
Sonic” mbajti epërsinë në tregun amerikan, duke realizuar fitim të madh në më pak kinema.
Përkundër kësaj, rivalët e tjerë të javës, filmat “
Wicked" dhe “
Moana II”, vazhduan të qëndrojnë mirë në arkat filmike, me “
Wicked” që udhëhoqi në shifra të përgjithshme, duke mbledhur 384 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa “
Moana II” arriti 359 milionë dollarë.
Sidoqoftë, në tregun ndërkombëtar, “
Moana II” kishte performancë shumë më të mirë, duke grumbulluar 790 milionë dollarë krahasuar me 571 milionë dollarët e “
Wicked”.
Një tjetër film që u shënoi sukses këtë fundjavë ishte “
Homestead” nga kompania “Angel Studios”, që, edhe pa mbështetje nga studio të mëdha dhe pa yje të njohur, fitoi 6 milionë dollarë në javën e tij të parë.
Filmi “
Gladiator II” i regjisorit Ridley Scott, ra në vendin e gjashtë pas pesë javësh në kinema, ndërsa “
Kraven the Hunter” dështoi të krijonte prani të madhe pas javës së tij të dytë në kinema.
Një tjetër film që mbajti pozicion të mirë në tabelë ishte komedia festive “
The Best Christmas Pageant Ever”, që ka mbetur në top 10-të pas shtatë javësh në kinema.