Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeqyteti sot numëron 15 pika laboratorike në zona urbane dhe rural.
Rama përmes një postimi në Facebook thotë se me pikat e reja laboratorike, kanë sjellë kujdesin mjekësor më afër qytetarëve.
Tutje, ai ka shkruar se “përveç analizave hematologjike dhe biokimike, tani ofrojmë edhe analiza të hormoneve të gjëndrës tiroide, si: T3; T4; TSH dhe HbA1C për monitorimin e sëmundjes së diabetit.
“Shëndeti juaj, prioriteti ynë”, shtoi tutje ai. /Telegrafi/