Lisa Kudrow nuk është adhuruese e inteligjencës artificiale.
Duke folur në podcastin “Artchair Expert”, shprehu një kritikë të fortë për filmin e ri të Tom Hanks, “Këtu”, duke thënë se ai është një “reklamë për inteligjencën artificiale”.
Më pas, aktorja që njohëm dhe dashuruam nga Friends diskutoi mbi efektet e plakjes dhe përdorimin e teknologjive të AI në film, duke e parë filmin si një pararojë të një krize për industrinë.
“Gjithçka që kam marrë nga filmi është se ai është një miratim i AI. Nuk them se do të shkatërrojë gjithçka, por çfarë do të mbetet? Harrojini aktorët e njohur, po të rinjtë? Ne do të mjaftohemi me licencimin dhe riciklimin e njerëzve”.