Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në një nga emisionet në T7 është disktuar për rritjen e kostos së jetesës në Kosovë në katër vitet e fundit dhe përballjen e qytetarëve me këto çmime.
Engelbert Zefaj profesor dhe njohës i ekonomisë thotë se vetëm kush nuk dëshiron ta pranojë, përndryshe në Kosovë kemi rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë.
“Niveli i rritjes së çmimeve është i paparballlueshëm tashmë për qytetarët tanë, një shembull konkret gjërat që i kemi ble para katër viteve me 100 euro sot kushtojnë më së paku 130 euro, pra jemi së paku 30 euro minus për shportën e konsumatorit.Kjo rritje e çmimeve do të duhej të përcillej me rritje të pagave karshi normës së inflacionit por kjo nuk ka ndodh dhe jeta e qytetarëvë është rënduar dhe është zvogëluar fuqia blerëse. Gjithë kjo ka ndikuar që qytetari të heq nga shporta e tyre produkte jetike për shkak se nuk mund ta përballoj blerjen e tyre për shkak të rritjes së cmimeve”, ka thënë Zefaj.
Rritja e madhe e çmimeve sipas Zefajt ka bërë që më shumë se 50% e pagës të shkoi vetëm për blerjen e produkteve esenciale për jetës.
“Mbi 50% e pagës shkon për blerjen e produkteve bazike për jetës, 10% për qira, 10% për transport e në fund qytetarit nuk i mbetet as 1% të pagës për arsim kjo gjendje është alarmante”, ka shtuar profesor Zefaj.
Si rrjedhoi e rritjes së cmimeve shumë qytetar po futën në borgje për ta përballuar jetesën e që në fakt sipas Zefajt vetëm sa e përkeqëson atë.