Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Krishlindjet mund të jenë festa më e njohur e dimrit në Perëndim, por në shumë vende evropiane ruhen ende tradita të lashta që pasqyrojnë lidhjen me të kaluarën para-krishtere. Ja disa nga festat më unike dhe interesante që tregojnë sesi folklori dhe traditat fetare ndërthuren për të krijuar festivale të gjalla:
Në Itali, natën e 5 janarit, Befana – një shtrigë e mbuluar me blozë – shpërndan dhurata për fëmijët e mirë dhe thëngjill për ata të këqij. Festa e Befanës festohet veçanërisht në qytetin Urbania, ku vizitorët shijojnë ëmbëlsira tradicionale befanini, tregje artizanale dhe performanca spektakolare me “shtriga” që fluturojnë me litar mes kullave të kishave.
Më 5 dhjetor, në prag të Ditës së Shën Nikollës, qytetarët në Austri dhe Bavari festojnë Krampusnacht, ku personazhi gjysmë-djall e gjysmë-dhi i quajtur Krampus ndëshkon fëmijët e pabindur. Ngjarjet si Krampuslauf sjellin një atmosferë magjike dhe të frikshme, me maska tradicionale, kostume të veçanta dhe shumë shnaps për të ngrohur festën.
Në Uells, gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, një kafkë kali e zbukuruar me shirita dhe drita shëtitet nga shtëpia në shtëpi për të kërkuar ushqim dhe pije në këmbim të këngëve festive. Në qytetin Chepstow, Mari Lwyd shoqërohet nga valltarë tradicionalë, këngë, dhe një ceremoni simbolike mes kufirit të Anglisë dhe Uellsit.
Në Moldavi, më 30 dhjetor, vendasit veshin lëkura ariu dhe performojnë një valle tradicionale për të simbolizuar vdekjen dhe rilindjen. Kjo traditë rrënjoset te Dako-Getët, të cilët e shihnin arushën si simbol të forcës dhe rilindjes. Festa më e njohur zhvillohet në qytetin Comănești dhe tërheq mijëra vizitorë çdo vit.
Këto tradita unike janë një kombinim i magjisë, historisë dhe argëtimit që sjellin gjallëri dimrit. Ato ofrojnë jo vetëm përvoja të paharrueshme për udhëtarët, por edhe një pasqyrë të pasur të kulturave dhe besimeve lokale.