Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Wendy Chen, një e re 25-vjeçare, vendosi të sfidojë veten duke ngjitur malin Tai në Kinën lindore. Por përballë mungesës së një shoqëruesi, ajo vendosi të punësojë një “partner për ngjitje” – një shërbim që ka fituar popullaritet të madh në Kinë këtë vit.
Këta partnerë, të quajtur "pei pa" në gjuhën kineze, janë kryesisht individë të rinj e atletikë, si studentë ose veteranë ushtarakë, që për një pagesë prej 200-600 yuan (30-85 dollarë), ndihmojnë klientët të përballojnë ngjitjet malore.
Ngjitja e saj filloi në orën 8:00 të mbrëmjes për të arritur në majë në kohë për lindjen e diellit. Partneri i saj u kujdes për gjithçka – planifikoi rrugën, mbajti çantën dhe siguroi që ajo të ndihej komode. Në majë, kur erërat ishin të forta, ai i siguroi një pallto dhe props për një foto të paharrueshme.
Disa nga partnerët më të njohur, si Chen Wudi, fitojnë deri në 20,000 yuan (2,800 dollarë) në muaj – shumë më tepër sesa paga mesatare në Kinë. Megjithatë, puna është fizikisht e lodhshme dhe shpesh vjen me rrezikun e dëmtimeve.
Edhe pse shumë të rinj e shohin këtë si një zgjidhje të përkohshme për papunësinë e lartë, mungesa e rregulloreve ka ngritur shqetësime për sigurinë dhe mundësinë e mashtrimeve.
Ndërkohë, për njerëz si Chen, kjo është një mundësi për të kombinuar pasionin për hiking me një mënyrë jetese të qëndrueshme ekonomikisht, edhe pse për një kohë të kufizuar.
Kjo prirje tregon se si të rinjtë po gjejnë mënyra kreative për t’u përshtatur në një treg pune të vështirë.