Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vendet më Inovative për 2024

Bota  |  06.12.2024 Ora 8:17   

BBC ka eksploruar disa nga vendet më të mirë në Indeksin Global të Inovacionit 2024 për të zbuluar se si teknologjitë e fundit ndihmojnë në përmirësimin e jetës së përditshme për banorët dhe udhëtarët.

Me avancimet në inteligjencën artificiale, makinat vetë-drejtuese dhe pajisjet e lidhura me Wi-Fi, inovacioni është bërë pjesë e pandashme e jetës moderne. Indeksi i përvitshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale rendit 130 vende bazuar në faktorë si infrastruktura teknologjike, arsimi dhe krijimi i njohurive.

Kryesuesit e Indeksit Global të Inovacionit 2024:

  1. Zvicra – Kryeson për vitin e 14-të radhazi, duke shkëlqyer në teknologji dhe krijimtari, me iniciativa si Climeworks që largon CO₂ nga ajri dhe një sistem të avancuar të transportit publik.
  2. Suedia – Lidership në teknologji dhe qëndrueshmëri, me qytete si Stokholmi dhe Goteborgu që frymëzojnë inovacion në AI dhe automjete elektrike.
  3. SHBA – Shtëpia e kompanive të mëdha teknologjike dhe zhvillimeve të reja në fushën e shëndetësisë dhe hapësirës.
  4. Singapori – Një qendër inovacioni për bizneset teknologjike dhe qytetet e zgjuara.
  5. Mbretëria e Bashkuar – Kombinon traditën dhe teknologjinë në zhvillimin e produkteve të reja dhe aplikacioneve inovative.

Banorët dhe udhëtarët në këto vende ndajnë historitë e tyre për mënyrat se si teknologjia ka përmirësuar jetën e përditshme, nga lehtësimi i transportit publik në Zvicër deri te zgjidhjet e qëndrueshme në Suedi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing