Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Radio Plus mori pjesë sot në një konferencë të organizuar nga UNDP dhe Medica Gjakova, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, ku u prezantuan gjetjet nga hulumtimi për barrierat në raportimin e dhunës seksuale gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë.
Hulumtimi përfshiu intervista me 20 pjesëmarrës, shumica gra të moshave 40 deri në 59 vjeç, të cilat ndanë përvojat e tyre traumatike dhe sfidat që kanë hasur në kërkimin e drejtësisë dhe mbështetjes. U theksua se një pjesë e madhe e të mbijetuarave përballen me stigmatizim, mungesë informacioni dhe besim të ulët në institucionet përkatëse.
Raporti vuri në pah rëndësinë e ofrimit të mbështetjes psiko-sociale, përmirësimit të transparencës institucionale dhe adresimit të stigmave sociale që lidhen me dhunën seksuale gjatë konfliktit.
Kjo konferencë shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të mekanizmave për mbështetjen e të mbijetuarave në Kosovë.