Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Skema “Young Cell” Raundi XV: Mundësi bursash: 40 bursa të plota për programe të Masterit në universitetet e BE-së

Vendi  |  03.12.2024 Ora 9:52   
Skema “Young Cell” Raundi XV: Mundësi bursash: 40 bursa të plota për programe të Masterit në universitetet e BE-së

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës njoftojnë hapjen e Raundit XIV të aplikimit për Skemën e Profesionistëve të Rinjë (YCS), program i bursa pasuniversitare të BE-së për qytetarët e Kosovës, i cili zbatohet nga Konsorciumi i Universitetit Aristoteli të Selanikut, Greqi dhe Institutit Kombëtar të Shërbimit Publik, Francë.

Aplikimi është të hapur deri të hënën më 9 dhjetor 2024 në orën 17:00. Aplikantët e suksesshëm do të kenë mundësinë të ndjekin një programe të nivelit Master në universitetet e shteteve anëtare të BE-së. Programi i bursave, i cili zhvillohet kryesisht në gjuhën angleze, do të sigurojë 40 bursa të plota. Kjo thirrje është e hapur për publikun e gjerë, si dhe për nëpunësit civilë të diplomuar në fushat në: Integrim Evropian dhe Planifikimin e Politikave, Juridik, Mjedis dhe Energji, Ekonomi si dhe fusha të tjera të ngjashme akademike. Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë dhe gratë inkurajohen fuqimisht të aplikojnë.

Formularët e aplikimit, Rregullat e Procedurës dhe seti i plotë i dokumenteve shoqëruese do të ju dërgohen me email të gjithë aplikantëve të interesuar pas regjistrimit në faqen e mëposhtme të internetit: https://ycskosovo.org deri të hënën, 9 dhjetor 2024 në ora 17:00. Linku për regjistrimin është në dispozicion online në faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org

Për më shumë informata, mund të shkruani edhe në [email protected] Young Cell Scheme Rounds XIII-XIV-XV është një program bursash i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës dhe zbatuar nga Konsorciumi i Universitetit Aristotele të Selanikut dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, Francë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing