Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një nga filmat më të suksesshëm në histori, fitues i çmimit Oscar për Filmin më të Mirë dhe me mbi 378 milionë dollarë të ardhura në arkë, është duke marrë një vazhdim pas plot 16 vitesh nga publikimi. Ceremonia e Oscar-it, që nga fillimi në vitin 1929, ka nderuar çdo vit arritjet më të mëdha kinematografike, dhe shumë herë, filmat fitues të çmimit kryesor janë kthyer në ikona kulturore.
Filma si Titanic, The Lord of the Rings: The Return of the King dhe më së fundmi, Oppenheimer, janë ndër të paktët që kanë mbizotëruar si në arka ashtu edhe në ceremoni. Por pavarësisht suksesit, vetëm pak prej tyre kanë parë vazhdime, kryesisht për shkak të narrativave të tyre të përfunduara ose për të ruajtur integritetin artistik.
Një përjashtim i jashtëzakonshëm është saga The Godfather, ku dy nga vazhdimet e tij janë po aq të famshme dhe fituan çmime të mëdha. Ndërkohë, seria Rocky theu këtë traditë në vitet '70 me disa vazhdime që e kthyen historinë në një fenomen të gjatë kulturor.
Tani, pas shumë pritjesh dhe spekulimeve, Gladiator, filmi epik i Ridley Scott, i cili tronditi botën në vitin 2000, është gati të rikthehet me Gladiator II, që pritet të shfaqet më 22 nëntor. Ky zhvillim ka krijuar pritshmëri të mëdha, me fansat që mezi presin të shohin se si do të vazhdojë historia e kësaj legjende.