Paris Hilton ka qenë e ftuar së fundmi në podkastin e Zach Sang Show, aty ku zbuloi se nuk iu nënshtrua asnjë procedure kozmetike për të ruajtur pamjen e saj rinore.
Ajo ka treguar se si është kujdesur për lëkurën dhe pamjen e saj përgjatë gjithë këtyre viteve pa qenë nevoja për opercione apo procedura të tjera kozmetike.
“Kam qëndruar larg diellit. Nuk kam bërë kurrë botox, injeksione, asnjë operacion, asgjë,” shtoi ajo.
Ajo thotë se këshillat për kujdesin e lëkurës i kishte marrë nga nëna e saj Kathy Hilton.
“Mamaja ime më tha kur isha 8 vjeç, ‘Paris, qëndro larg diellit’. Pastaj ajo më mësoi këtë rutinë të mrekullueshme të kujdesit të lëkurës me 10 hapa”, shpjegoi ajo.
“Pra, me kuptimin e plotë të fjalës, jam kujdesur për lëkurën që nga mosha 8-vjeçare”, shtoi Paris.