Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Cher mendoi vetëvrasjen gjatë martesës së Sonny Bono

Muzikë  |  20.11.2024 Ora 14:51   
Cher ka pranuar se kishte menduar të vetëvritej gjatë martesës së saj Sonny Bono.
 
Ikona e muzikës 78-vjeçare publikoi të martën pjesën e parë të kujtimeve të saj, duke zbuluar detaje të asaj që ajo e quajti "martesa pa dashuri" me partnerin e saj muzikor.
 
Në libër, Cher foli për mënyrën sesi ajo mendoi të hidhej nga ballkoni i një hoteli në Las Vegas për t'i shpëtuar burrit të saj në vitin 1972, duke shpjeguar se ajo ndihej "e bllokuar" pasi ai kontrollonte çdo aspekt të jetës së saj.
 
Më kishte kapluar vetmia”, ka shkruar ajo. “E pashë se sa e lehtë do të ishte të kaloje kufirin dhe thjesht të zhdukeshe”.
 
Krijuesja e hitit “If I Could Turn Back Time” shpjegoi se ajo u ndje aq keq atë natë sa që mendonte se nuk ka rrugëdalje tjetër.
 
“Për disa minuta të çmendura nuk mund të imagjinoja asnjë opsion tjetër”, ka shkruar ylli. “E bëra këtë pesë apo gjashtë herë, dhe çdo herë mendoja për Chaz (fëmijën e tyre), për nënën time (Gjeorgji), për motrën time (Georganne).
 
Cher më pas tha: “Pas disa minutash mendova dhe thash se nuk duhet të kërcej. Unë thjesht mund ta lë atë.”
 
Krijuesja e  hitit "Believe" gjithashtu shkroi se Sonny ishte aq xheloz sa nuk e linte të përdorte parfum dhe mori kontrollin e plotë të karrierës dhe financave të saj, duke shtuar se nuk do ta linte të kishte llogarinë e saj bankare.
 
 
Cher dhe Sonny patën një dasmë jozyrtare në vitin 1964 dhe u martuan zyrtarisht në vitin 1969. Më vonë u paraqitën për divorc në vitin 1974 dhe pas një beteje të keqe për kujdestarinë mbi fëmijën e tyre të vetëm, Chaz, ata u divorcuan në 1975.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing