Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Prishtinës ka filluar procedurat për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit. Këtë vit komuna ka shpërblyer dy kompani për dekorimin e qytetit duke ndarë 207 mijë euro.
Në bazë të specifikave që i ka kërkuar komuna, del se këtë vit do të ketë dekore të marrë shembuj nga shtete të fuqishme si Amerika dhe shtete të tjera evropiane. Sipas dosjes së tenderit kompania “Agro Bau” është shpërblyer në Lotin 1 me çmimin 127 mijë e 700 euro.
Kompania “Te Fatosi” është shpërblyer me kontratë në vlerë 79 mijë e 920 euro në Lotin 2.