Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Punëtorët e ‘Pastrimit’, të shqetësuar për rrezikimin e vendeve të punës

Vendi  |  21.11.2024 Ora 7:54   

Ndonëse një diskutim publik me qytetarët për menaxhimin e mbeturinave për temë ka pasur rregulloren, pjesëmarrësit, kryesisht punonjës të kompanisë “Pastrimi”, shprehën shqetësimet lidhur me qëndrueshmërinë financiare të kësaj kompanie publike, përkatësisht rrezikimin e vendeve të tyre të punës. Ata kundërshtuan kontraktimin e operatorëve privatë për shërbimet e pastrimit të qytetit.

 

Një diskutim publik me qytetarët, ishte paralajmëruar për këtë të mërkurë lidhur me rregulloren për menaxhimin e mbeturinave.

Por, ky diskutim u vu në dilemë mëngjesin e sotëm. Pas insistimit të shefit të grupit të këshilltarëve të PDK-së, Leutrim Retkoceri, diskutimi u mbajt, por pa praninë e zyrtarëve të ekzekutivit komunal.

Ndonëse diskutimi publik për temë ka pasur rregulloren, pjesëmarrësit, kryesisht punonjës të kompanisë Pastrimi, shprehën shqetësimet lidhur me qëndrueshmërinë financiare të kësaj kompanie publike, përkatësisht rrezikimin e vendeve të tyre të punës. Ata kundërshtuan kontraktimin e operatorëve privatë për shërbimet e pastrimit të qytetit.

“Ju kisha lutur edhe kryetarit dhe drejtorit që kolegët e ndërmarrjes publike të mos i lënë pa punë. Kjo firmë ka ekzistuar qe 70 vjet dhe do të ekzistojë”, tha një punëtor i kompanisë.

“Ne, si Kuvend, kemi iniciuar plotësim-ndryshimin e kësaj rregulloreje duke pasur parasysh dy rrethana: njëra, që është rrethanë jo e lehtë të gjendjes me mbeturina në kryeqytet, si dhe tjetra, që është  kërkesa nga ana e kompanisë për mbrojtjen e ndërmarrjes publike nga tendencat për rrezikimin e kësaj ndërmarrjeje”, tha  Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë.

Përmes një reagimi publik, kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Pastrimi, Petrit Reçica, tha se i kundërshtojnë veprimet e Komunës së Prishtinës që, sipas tij, po ia minojnë të ardhmen kompanisë duke publikuar kontraktimin e kompanive private për mbledhjen e mbeturinave në 6 lote për vlerën 16.5 milionë euro./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing