Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çfarë i ndodh organizmit kur hani gështenja të pjekura

Të Tjera  |  12.11.2024 Ora 7:35   

Gështenjat janë ndër më të mirat e sezonit. Të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, posaçërisht në këto ditë vjeshte.

Për të mësuar më shumë mbi vlerat e gështenjave dhe se çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni gështenja, lexoni më poshtë vlerat e listuara nga AgroWeb.org.

Një grusht gështenjash në ditë sjell shumë vlera për shëndetin, pasi ato janë të pasura me vitamina e minerale.

Gështenjat janë burim i pasur i vitaminës C, kalciumit dhe fosforit. Ato janë idelae kur ndiheni të lodhur dhe të plogësht.

Gështenjat kanë më pak yndyrë në krahasim me arrorët e tjerë me lëvore të fortë. Gjithashtu edhe më shumë niseshte, që i bëjnë të tretshme.

Konsumimi i gështenjave është fantastik për personat që ndihen të lodhur dhe pa vullnet. Po ashtu gështenjat duhet të konsumohen nga ata që dëshirojnë ta forcojnë muskulaturën, nga, personat anemik si edhe nga sportistët.

Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, sasi më të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminave E dhe dy herë më shumë sasi të karbohidrateve.

Gështenjat shqiptare

Gështenjat shqiptare në pjesën më të madhe gjenden në anë të maleve dhe kodrave në Kolgecaj dhe Lekbibaj në Tropojë, Malësitë e Pukës, në Shënmëri në Kukës.

Po ashtu në Mes dhe Shllak në Shkodër, Kashnjet në Lezhë, Shupal në Tiranë, në Pogradec, në Muzinë në Delvinë, Dhrovjan dhe Leshnicë në Sarandë.

Ndërkohë që edhe zona të tjera si Berati, Skrapari, Përmeti, Gramshi dhe Tepelena e kultivojnë gështenjën, por në sasi më të vogla.

Vlera ushqyese e gështenjës

Në 100 gramë gështenja do të gjeni, 67 mg vitaminë B, 27 mg kalçium, 2,38 mg hekur, 175 mg fosfor, 6.4 mg proteina dhe 374 mg kalori.

Gështenjat e pjekura janë popullore sidomos në periudhën vjeshtë -dimër. Në shumicën e rasteve konsumohen të ziera, për edhe të gatuara, si dhe mund t’i shtoni në supa të ndryshme./AgroWeb.org

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing