Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson (20) shprehu shqetësimin për të ardhmen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas zgjedhjes së Donald Trump në rolin e Presidentit.
“Unë kam menduar për këtë për një kohë, por dje u konfirmua përfundimisht”, shkroi Wilson të mërkurën përmes platformës Threads.
“Unë nuk e shoh të ardhmen time në Shtetet e Bashkuara. Edhe nëse Donald Trump qëndron në pushtet për vetëm katër vjet, edhe nëse ligjet anti-trans nuk zbatohen për mrekulli, njerëzit që e zgjodhën vullnetarisht nuk do të zhduken kaq shpejt”, shtoi ajo.
Wilson është një nga gjashtë fëmijët që Musk ndan me gruan e tij të parë, Justine Wilson, dhe Musk thuhet se nuk e mbështeti në tranzicionin e saj.
Elon Musk ka deklaruar se asaj iu është shpërlarë truri nga propaganda e majtë që çoi në ndryshimin e gjinisë së saj.
Trump është zotuar që do t’ju japë fund, lejimit që të miturit të kalojnë në tranzicionin e gjinisë.