Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Antropomorfet – trashëgimia e lashtë e Kosovës në pulla postare

Vendi  |  05.11.2024 Ora 9:46   
Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Antropomorfet”.

Ky emision përmban tri pulla që paraqesin figura me formë njerëzore, të krijuara nga dora e njeriut, të cilat datojnë nga periudha parahistorike.

Në njoftim tutje thuhet se gërmimet arkeologjike në Republikën e Kosovës kanë zbuluar artefakte të shumta nga epoka të ndryshme, përfshirë epokën e neolitit, të metaleve dhe të antikitetit.

Ndër zbulimet më të njohura janë figurat antropomorfe, të gjetura në lokalitete si Bardhoshi (rreth 5000 vjet p.e.s.), Barileva, Tjerrtorja – Prishtinë, Fafos – Mitrovicë dhe shumë vende të tjera.

Këto figura dëshmojnë për kulturën dhe besimet e lashta të shoqërive që kanë banuar këto troje dhe janë pasuri e veçantë e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

“Përmes këtyre pullave postare, Posta e Kosovës jo vetëm që dokumenton dhe ruan këtë trashëgimi të çmuar, por njëkohësisht promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ftojmë qytetarët, koleksionistët dhe bizneset që të bëhen pjesë e kësaj përvoje të rrallë duke blerë këto pulla, të cilat pasqyrojnë rrënjët e lashta dhe historinë e pasur të Kosovës, duke e bërë atë të njohur në mbarë botën”, thuhet në njoftim.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing