Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ngjarjet e ditës 28 tetor 2024:
09:00- Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)
09:30- “Rilindja Gjelber” prezanton “Raportin e Monitorimit të Progresit të Zbatimit të Strategjisë së Rishikuar të Ujërave 2023-2027” dhe “Planit të Veprimit 2023-2025”, si dhe Përmbledhjen e Politikave #5 (Policy Brief) për Menaxhimin e Kanalizimit Atmosferik në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00- Universiteti i Maastricht-it nga Holanda dhe Universum International College, lansojnë programin Global Studies, ku do të marrin pjesë në një studim katër-javor në Kosovë, i cili eksploron qëndrimet ndaj paqes dhe drejtësisë në arsimin e lartë, me fokus në kontekstin pas-konfliktit. (Kampusi i UNI-t, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:00- Përurohet fluturimi i parë për Amsterdam nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”. (ANP “Adem Jashari” Prishtinë)
11:00- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C 301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
13:00- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) organizon ceremoninë e shpërndarjes së librit për 30 biblioteka komunale, ku për secilën prej tyre do të dhurohen mbi 600 tituj. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
14:00- IPKO Foundation dhe Women in Tech Kosova prezantojnë raportin “Gratë Kosovare në Krye të Zhvillimeve të Inteligjencës Artificiale dhe Sigurisë Kibernetike”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
17:30- Shënohet 22-vjetori i themelimit dhe veprimtarisë së Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB). (Restorant “Village”, Gojbule, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
18:00- Bëhet promovimi i librit “Amanete zemre” i autorit Enver Petrovci. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)
19:00- Voice of Roma, Ashkali and Egyptians organizon takim me gazetarë ku do të adresohen çështje si edukimi, antigjipsizmi, fuqizimi i grave, banimi dhe përpjekjet për parandalimin e martesave të hershme në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. (Restoranti “Boho” Prishtinë)