Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjimnazi qindra vjeçar i Prishtinës në gjendje jo të mirë

Vendi  |  25.10.2024 Ora 7:40   

Një pjesë e dritareve në gjimnazin “Sami Frashëri” janë dëmtuar.

E jo vetëm këto, në gjendje të mirë nuk janë as muret, tavani e as dyshemetë.

Fasada e jashtme e këtij gjimnazi qindra vjeçarë, është në këtë gjendje.

E për këtë, drejtori i shkollës, Betim Sylejmani po e sheh si të nevojshme renovimin e këtij objekti.

“Gjimnazi “Sami Frashëri” është një prej shkollave me të vjetra, pothuajse gjimnazi më i vjetër në Kosovë edhe gjendja e objektit duke ditur se është një objekt i vjetër është e nevojshme që të ndërhyhet në renovime të pjesshëm apo me thanë të drejtën në pjesën më të madhe të shkollës. ” Janë një pjesë e nyjës sanitare janë një pjesë e dyshemeve aty ku është ende parketi ekzistues sepse një pjesë kohë pas kohë ka pas renovime por kanë qenë të vogla por një pjesë e madhe qëndron keq edhe është mes e nevojshme renovimi tash në këtë kohë”, tha Betim Sylejmani- Drejtor i shkollës “Sami Frashëri”.

Po për këtë renovim të shkollës, nga Drejtoria e Arsimit në kryeqytet thonë se janë në pritje të një leje nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve.

“Ne e kemi bërë projektin e renovimit të gjimnazit “Sami Frashëri” mirëpo meqenëse gjimnazi i takon monumentit nën mbrojtje kulturore ne duhet që të marrim leje nga Instituti i cili është i certifikuar për të na dhënë leje për të ndërhyrë aty. Janë disa kushte që janë parapa i kemi plotësuar por vetëm na mungon leja”, Jehona Lushaku – Sadriu- Drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë.

E në rast që kjo leje nuk bëhet, drejtoresha e arsimit thotë se e kanë në plan të bëjnë renovimin e shkollës “Zenel Hajdini”.

“Po është menduar në mes të pushimit vjeshtor deri tek fundit ciklit dimëror. Renovimet janë një gjë që planifikohen ndahet buxheti, bëhen të gjitha analizat dmth në shkollën “Zenel Hajdini” e kemi një plan specifik ka qenë diskutabile a me rrënuar gjithë shkollën apo me renvuar. Ne jemi duke bërë disa planifikime të tjera si “Zenel Hajdini” për shembull, të cilën do ta rinovojmë tërësisht gjatë tre muajve të ardhshëm nëse “Sami Frashëri” nuk shkon në renovim”, thotë Lushaku.

Por këto renovime brenda vitit shkollor, por kritikohen nga ekspert të arsimit, meqenëse pengon mbarëvajtjen e procesit mësimor.

“Pengimi i procesit mësimore përmes këtyre rregullimeve është i dëmshëm dhe në këtë kontekst duhet të ndërmarrin masat e duhura që renovimet të tilla të parashihen të planifikohen gjatë muajve të pushimit kur nxënësit nuk janë duke e ndjekur mësimin në këtë rast jo vetëm shkolla që është zhvendosur në një objekt tjetër gemtohet dhe nxënësit humbin nga efektiviteti por edhe vetë shkolla mikpritëse pasi krijohen vështirësi të panevojshme”, vlerëson Argjend Osmani.

Sipas Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës këtë vit janë rinovuar tërësisht 10 shkolla./teve1/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing