Kryeshefi i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli ka njoftuar se pas kërkesave të banorëve në lagjen “Aktash”, janë duke shtrirë operimet e Prishtina Parking.
Havolli ka pohuar që së shpejti do të shtrijnë edhe teknologjinë për dixhitalizim të të dy rrugëve në këtë lagje, rrugën “Ali Pashë Tepelena” dhe rrugën “Anton Çetta”.
“Aktash. Me kërkesë të banorëve, jemi duke realizuar intervenimet për shtrirje të operimeve të Prishtina Parking. Së shpejti do të shtrijmë edhe teknologjinë për dixhitalizim të të dy rrugëve në këtë lagje, rrugën Ali Pashë Tepelena dhe rrugën Anton Çetta”, ka shkruar Havolli në profilin e tij në Facebook.