Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Për shkak të dëmeve të shkaktuara në ShBA nga uraganet Helene dhe Milton, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, dhuruan 900 mijë euro për të ndihmuar popullsinë amerikane.
Ata i dhuruan paratë për ‘Feeding America’ pasi Uragani Milton goditi zonën e Floridas të mërkurën mbrëma. Në këtë mënyrë ata treguan sërish anën e tyre humane.
Gjesti i tyre bujar pasoi lajmin se mikesha e tyre, ylli i muzikës Taylor Swift, dhuroi afro pesë milionë euro për të njëjtën kauzë.
Drejtoresha Ekzekutive e Feeding America, Claire Babineaux-Fonteno, vlerësoi çiftin për kontributin e tyre në ndihmën e të prekurve për të rindërtuar shtëpitë dhe familjet e tyre për t’u rikuperuar financiarisht nga uraganet që shkatërruan shtetet juglindore.
“Mbështetja e tyre e gjatë për Feeding America në kohë krize ka ndihmuar rrjetin tonë në terren, gjatë dhe pas fatkeqësive”, shkroi Babineaux-Fonetno në rrjete sociale.
Ajo theksoi se fondet do të jenë vendimtare në sigurimin e nevojave bazë si uji, ushqimet e gatshme dhe furnizimet për komunitetet që përballen me humbje masive dhe detyrën e frikshme të rimëkëmbjes. /Telegrafi/