Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve, para kohës është mbyllur thirrja e Ministrisë së Ekonomisë për subvencionimin e atyre që investojnë në pajisje efiçiente për ngrohje.
Mbi 13 mijë qytetarë kanë aplikuar në këtë thirrje. Me anë të këtyre pajisjeve po synohet kursimi i energjisë elektrike.
Rifat Leci nga Prishtina deri më tani ka shfrytëzuar drutë për t’u ngrohur. Por nga ky vit Leci ka vendosur që të investojë në panele solare, kjo pasi është zgjedhur fitues i subvencioneve të ndara nga Qeveria e Kosovës.
Leci pret që pas izolimit të shtëpisë dhe vendosjes së paneleve solare, faturat e energjisë elektrike t’i vijnë më lirë.
Ministria e Ekonomisë gjatë këtij viti ka lansuar disa thirrje për mbështetjen e qytetarëve për investim në pajisje efiçiente për ngrohje.
Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve, të premten është mbyllur thirrja e fundit, në të cilën kanë aplikuar mbi 13 mijë qytetarë.
“Mbyllja e parakohshme, është rezultat i pranimit të një numri të mjaftueshëm të aplikimeve për shumën e caktuar për këtë thirrje. Deri në mbylljen e thirrjes gjithsej kanë aplikuar 13.415 qytetarë”, ka njoftuar ME.
Njohësi i ekonomisë, Lulzim Beqiri pret që me masa të tilla, faturat e energjisë qytetarëve t’u vijnë më lirë.
Me thirrjen e fundit të hapur nga Ministria e Ekonomisë, përfituesit e saj do të subvencionohen deri në 2 mijë euro për pompë termike, deri në 400 euro për klimë, deri në 1200 euro për kaldajë me biomasë dhe deri në 435 euro.