Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me diell dhe me vranësira, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 18-21 gradë.
Të hënën do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e lehtë deri në mesatare.
Të martën temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 23 gradë celsius. Është paraparë të fryjë erë me shpejtësi 1-3 m/s
Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7/m/s”.
Të enjten do të mbajë mot i vranët, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius, a maksimalet ndërmjet 20-24 gradë.
Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 18-22 gradë. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim.