Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Gjithçka që duhet të dini rreth sasisë së manganit në ujë

Shëndeti  |  04.10.2024 Ora 9:44   
Mangani është një mineral që ndodhet në gurë, në dhe, në ujin nën tokë, në ujin mbi sipërfaqe tokësore, etj. Ai gjithashtu gjendet edhe në ushqime dhe konsiderohet të jetë normale konsumimi i tij në sasi të caktuara.

Nëse sasi më të larta të manganit gjenden në ujë, kjo mund të jetë për shkak të ndotjes.

Nëse sasia e tij është më e madhe se 0.05 miligram për një litër ujë, atëherë ka prezencë më të madhe dhe kjo mund t’i shtoj ujit ngjyrë, erë dhe shije ndryshe.

Mangani mund të shkaktoj probleme serioze shëndetësore vetëm nëse sasia e tij në ujë është gjashtë herë më e lartë se 0.05 miligram në një litër ujë.

Departamenti i Shëndetit Publik në Connecticut të SHBA-së ka përcaktuar se sasia e pranisë së manganit në ujë duhet të jetë 0.3 mg në një litër, në mënyrë që të mos shkaktohen helmime potenciale. Kjo vlerë konsiderohet e përshtatshme edhe për Agjencinë për Mbrojtje të Ambientit në SHBA.

Nëse uji i pijes ka vlerën mbi 0.3 miligram për litër rekomandohet që të mos përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit.

Si ndikon mangani në shëndet?

Mangani është i nevojshëm për shëndet të mirë. Ky mineral ndihmon sistemin tretës, forcon shëndetin e eshtrave dhe forcon funksionimin e sistemit imunitar. Nëse konsumohet në sasi më të ulta ose më të larta se sa që rekomandohet mund të jetë i dëmshëm. Nëse gjendet sasi e madhe e manganit në ajër mund të jetë helmuese dhe të rezultojë me një lloj sindromi që i ngjan sëmundjes së Parkinsonit.

Ende nuk është e qartë nëse pirja e ujit me sasi të lartë të manganit mund të shkaktojë pasoja në sistemin nervor.

A është mangani shqetësim për shëndetin e fëmijëve?

Po është shqetësim, sidomos për fëmijët të cilët ushqehen me qumësht formulë. Sepse qumështi formulë për fëmijë përmban mangan dhe nëse ky qumësht përgatitet me ujë i cili përmban sasi të lartë të manganit, fëmija do të ketë në organizëm sasi më të larta të manganit se anëtarët e tjerë të familjes. Për më tepër organizmi i fëmijëve ka predispozita të përthithë më shumë mangan se të rriturit dhe të mos e jashtëqes.

Pasi që ende ka paqartësi nëse mangani është i dëmshëm për sistemin nervor, rekomandohet që gratë shtatzëna dhe fëmijët të pinë ujë që ka vlerën e manganit nën 0.3 mg për litër.

Si ta dini se uji ka mangan?

Duhet të dyshoni se në ujë ka mangan nëse ai ka ngjyrë tjetër (kafe në të kuqe), shkakton njolla në pajisjet hidraulike (rubinete, lavaman), dhe ka shije ose aromë të pazakontë. Nëse kjo ndodh, duhet ta testoni ujin për mangan në një laborator të certifikuar. Kur të merrni rezultatet, duhet të kontaktoni departamentin lokal të shëndetësisë për t’ju ndihmuar të interpretoni rezultatet.

Cilat janë nivelet normale të manganit në ujërat nëntokësore?

Nivelet e manganit në ujërat nëntokësore nga burimet natyrale të rrjedhjes së ujit mund të ndryshojnë shumë në varësi të llojeve të shkëmbinjve dhe mineraleve të pranishme. Zakonisht, përqendrimi i manganit në burimet natyrale është i ulët, por mund të shkojë deri në 1.5mg/L ose më lartë. Burimet e ndotjes (p.sh., rrjedhjet nga deponitë, plehrat, ose kimikate të tilla si benzina) mund të ndikojnë duke bërë që të rritet sasia e lirimit të manganit nga toka ose shkëmbinjtë në ujërat nëntokësore.

Si mund t’i ekspozohemi manganit ndryshe?

Ekspozimi ndaj manganit mund të vijë nga ajri, ushqimi dhe uji. Mangani është një element që gjendet në ushqime (si në fasule, drithëra arra e çaje). Mangani u shtohet edhe disa suplementeve dietike. Kur qumështi formulë për foshnja përgatitet me ujë që përmban përqendrim të lartë të manganit (mbi 0.3 mg/L), foshnja mund të marrë më shumë mangan se që i duhet trupit të saj. Dushi me ujë me mangan nuk e rrit ekspozimin pasi mangani nuk ka shumë gjasa që të merret përmes lëkurës.

Si mund ta ulni ekspozimin e familjes ndaj manganit?

Nëse keni përqendrim në ujë më të lartë se 0.3 mg/L, duhet të instaloni një sistem trajtimi të ujit ose të pini ujë të ambalazhuar dhe ta përdorni për të përgatitur ushqimet, sidomos nëse bëni qumështin formula për foshnja. Trajtimi i duhur dhe më i zakonshëm përfshin filtrat e ndryshëm. Përqendrimi i manganit në ujë mund të ndihmojë në opsionin më të mirë për ta trajtuar atë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing