Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Numri i aksidenteve i lartë, kërkohet vendosja e kamerave inteligjente

Vendi  |  30.09.2024 Ora 8:16   

Niveli i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje, me gjithë gjobat e larta. Si zgjidhje e vetme kërkohet vendosja e kamerave me inteligjencë të lartë.

Edhe pse ka pasur ndryshime e përmirësime në ligjin për komunikacion, numri i aksidenteve mbetet
i lartë.

"Niveli i aksidenteve kohëve të fundit është në rritje edhe pse ka ndryshuar ligji i trafikut rrugor dhe i njejti ka ndryshuar edhe gjobat mbrenda saj që janë mjaft gjoba të larta. Por përkundër kësaj prap kemi aksidente të nivelit të lartë dhe paraqet rrezikshmëri të lartë në komunikacion rrugor", tha Halil Halili, inxhinier i infrastrukturës rrugore në komunë.

Para pak kohe, komuna e Prishtinës paralajmëroi tenderin për blerjen e kamerave me teknologji të avancuar për t'i vendosur ato nëpër qytetin e Prishtinës. Ende nuk ka diçka konkrete por aksidentet vazhdojnë të ndodhin.

"Është i vetmi shpëtim, sepse syri i policit nuk mundet me pa çdokund dhe shpeshherë i deselekton ato të cilat i ka selektu vet duke marrë parasysh nëse e njeh apo e ka familjar, i dimë të gjithë përvojat, kështu që ajo është intelegjencë që nuk i vjen keq, nuk e selekton sipas interesave të veta, e njeh apo nuk e njeh, dhe si rezultat i kësaj ajo do të na e kishte kry punën tonë edhe do ta kishte lehtësuar edhe punën e policit", tha Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit.

Në 24 orët e fundit, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 21 aksidente trafiku me të lënduar, 34 aksidente me dëme materiale dhe janë shqiptuar 1807 tiketa trafiku.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing