Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mbi vendin sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius raporton RTKlive.
Deri në mesin e javës parashihet mot stabil, kryesisht i qetë dhe me temperatura tipike vjeshtore. Sipas IHMK-së, kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që nga dita e enjte dhe e premte moti të pësojë ndryshime të theksuara , parashihen vranësira konvektive të shoqëruara me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet do të jenë në formë shtërngate dhe të shpejta.