Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Prishtinë filloi ‘Festivali i Kafesë dhe Çajit’

Vendi  |  26.09.2024 Ora 8:07   

Edhe sivjet në sheshin e kryeqytetit po mbahet Festivali i  kafesë dhe Çajit. Për tri ditë rresht qytetarët do të kenë mundësinë t`i shijojnë këto pije në një ambient jo të zakonshëm.

Ky festival për tre ditë me radhë, pritet të promovoj kryesisht prodhime vendore.

 “Qëllimi i këtij festivali është promovimi i kulturës vendore”, tha Sara Aliu, organizatore e Festivalit.

Ky projekt është duke u realizuar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

“Është një projekt i vogël, por me peshë të madhe. Organizohet çdo vit. Drejtoria për Kulturë si gjithmonë i jep përparësi duke e ndërlidhur edhe aspektin artistik me iniciativa të tilla që janë në favor të përjetimeve sa më të mira të qytetarëve të Prishtinës”, tha Sibel Halimi, drejtoreshë për Kulturë në Komunën e Prishtinës.

E, qytetarëve po u duket e përshtatshme shfrytëzimi i ambienteve të hapura si dhe promovimi i produkteve vendore.

“Më pëlqen festivali se është ambient i hapur edhe ka prodhime vendore”, thotë një qytetare.

Ndërkaq përfaqësues të brendeve thonë se interesimi i qytetarëve është i kënaqshëm.

 “Ka shumë qytetarë që po vijnë që nga hapja sot”, tha Donjeta Bajgora.

Veçantia e festivalit këtë vit është shitja e produkteve të bëra vet nga shoqata e “Sindrom Down Kosova”, ku fondet e fituara do të shkojnë për personat me nevoja të veçanta.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing