Vrasësi i PnB Rock dënohet me 31 vjet burg.
Burri i dënuar për vrasjen me armë zjarri të reperit PnB Rock është dënuar me 31 vjet deri në përjetësi.
Freddie Lee Trone u dënua muajin e kaluar për grabitjen dhe vrasjen në vitin 2022 të Rock, emri i vërtetë Rakim Allen, në një restorant në Los Anxhelos.
Trone nuk e tërhoqi vetë këmbëzën, por dërgoi brenda djalin e tij adoleshent.
Reperi i Philadelphia, po hante drekë me të dashurën e tij në Roscoe's House of Chicken & Waffles në South LA, kur iu afrua djali 17-vjeçar i Trone, i cili i kërkoi bizhuteritë e shtrenjta të reperit. Kur Rock refuzoi, prokurorët thonë se djali i Trone e qëlloi viktimën një herë në gjoks dhe dy herë në shpinë përpara se t'i merrte stolitë e tij dhe të largohej nga restoranti.
Rock u dërgua në spital, por vdiq nga plagët e marra. Ai ishte 30 vjeç.
Djali, tani 19 vjeç, akuzohet për vrasje, por mbetet në gjykatën për të mitur, ndërsa ai i nënshtrohet trajtimit për të përcaktuar nëse mund të gjendet mendërisht i aftë për të dalë në gjyq. Adoleshenti nuk është identifikuar për shkak të moshës kur është kryer krimi.
Zëvendës prokurori i qarkut Timothy Richardson theksoi gjatë gjyqit se edhe dikush që nuk e tërheq këmbëzën mund të jetë fajtor për vrasje të rëndë.