Tri javë pas vdekjes tragjike të shokut të tyre, reperit të njohur, Fatman Scoop, kënëgatarja me famë botërore, Rihanna dhe partneri i saj, reperi, ASAP Rocky, po duan ta lansojnë një këngë kushtuar atij.
Një burim i ka thënë revistës The Sun se Rihanna ka incizuar këngën në Londër gjatë kësaj jave.
“Rihanna dhe Scoop e njihnin mirë njëri-tjetrin, Scoop kohët e fundit ka bërë një këngë për albumin e ri të Rockyt që do të titullohet ‘Don’t Be Dumb'. Pas vdekjes së tij Rihannas iu ofrua mundësia për të kënduar disa pjesë të kësaj kënge. Ajo filloi javën duke incizuar diçka në studion Red Bus në Londër’”, ka shtuar burimi.
ASAP Rocky, së fundmi ka bërë të ditur se ka realizuar një bashkëpunim me Fatman Scoop, në këngën e quajtur “Happy Hood” ku këndojnë edhe yje të tjerë si Slick Rick, Busta Rhymes, Flavor Flav dhe Morrissey.
“Po mundohesha si të ja bëja për të bërë diçka me reperët favorit që kam dhe bëra një këngë bashkë me Fatman Scoop, Flavor Flav, Slick Rick, Morrisey dhe Busta Rhymes të gjithë në një. Duket çmenduri. E quajmë “Happy Hood” dhe do të lansohet së shpejti”, pati thënë Rocky për Apple Music.
Kjo këngë ishte planifikuar të publikohej më 30 gusht, në ditën kur Scoop vdiq. Por ASAP e shtyu datën e publikmit dhe versioni i përpunuar, në të cilin duket se do të këndojë Rihanna, pritet të jetë në albumin e ri të reperit “Don’t Be Dumb”, i cili parashihet të lansohet më vonë gjatë këtij viti.
56 vjeçi, Fatman Scoop, ka vdekur pasi kolapsoi në mes të një performance në një koncert në Connecticut, duke i lënë adhuruesit e pranishëm të shokuar.