Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për hitet e saj, por edhe për komentet që duket se kanë shkaktuar polemika.
Në një intervistë të fundit për “60 Minutes”, këngëtarja shqiptare kritikoi disa artistë që, sipas saj, përdorin jetën e tyre private për të marrë vëmendje përmes muzikës.
Fansat kanë spekuluar se komentet e saj mund t’i drejtohen Taylor Swift, megjithëse Dua nuk përmendi emra specifikë.
Gjatë intervistës, ajo tha:
“Disa njerëz janë aq të pamëshirshëm saqë ndajnë çdo detaj të jetës së tyre personale në këngë, vetëm për të tërhequr interesin e publikut.”
Ajo shtoi se për të, është e rëndësishme që muzika të jetë autentike dhe të dashurohet për vetë artin e saj, jo për thashethemet që mund të sjellë.
Këto komente kanë ndarë fansat, me disa që mbështesin qëndrimin e saj, ndërsa të tjerët, veçanërisht ndjekësit e Taylor Swift, e kanë kritikuar ashpër.