Sot, më 16 shtator, nis semestri dimëror i vitit akademik 2024/25 në Universitetin e Prishtinës.
Për dallim nga vitet e kaluar, sivjet viti akademik ka filluar dy javë më herët se zakonisht. Nisja e vitit akademik në mes të muajit shtator është e përcaktuar me Statutin e ri të këtij institucioni të arsimit të lartë, që është miratuar në korrik të këtij viti në Kuvendin e Kosovës.
Bazuar në njoftimin e UP-së, pritjet për studentët e ri në shumicën e fakulteteve mbahen prej orës 10:00.
“Pritjet për studentët e rinj në secilin fakultet do të mbahen prej orës 10:00. Përjashtimisht pritja në Fakultetin Ekonomik do të bëhet në orën 13:00. Për më shumë detaje, shikoni ueb faqet e fakulteteve përkatëse”, thuhet në njoftimin e tyre.