Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vajza transgjinore e Elon Musk flet për Taylor Swift: E neveritshme dhe përçmuese

Muzikë  |  12.09.2024 Ora 9:40   

Pas mbështetjes së Taylor Swift për Kamala Harris, Elon Musk reagoi me një postim në X (ish-Twitter).

“Ok, Taylor… Ke fituar… Do të të jap një fëmijë dhe do të kujdesem për macet e tua me jetën time”, shkroi ai. Kjo deklaratë shkaktoi shumë vëmendje dhe u komentua edhe nga vajza e tij transgjinore, Vivian Jenna Wilson.

“Mbështetja e Taylor Swift për Kamala Harris, sinqerisht, nuk mund të vinte në kohë më të mirë. Mezi pres të shoh swifties (fansat) në qendrat e votimit”, shkroi ajo në Threads dhe shtoi se kishte parë postimin e Elon në X.

“Është thjesht e shpifur. Është kaq e dukshme dhe, nëse nuk e shihni se si, atëherë edhe ju jeni pjesë e problemit. Thjesht dua t’i them audiencës sime, mos lejoni që njerëzit të flasin me ju në këtë mënyrë. Është e shpifur, poshtëruese dhe jashtëzakonisht seksiste. Ju meritoni më shumë”, shkroi ajo.

Musk reagoi në X disa orë pas lajmit që Taylor Swift do të votojë për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të ShBA-ve dhe në fund të postimit u nënshkrua si “Childless Cat Lady” (gruaja pa fëmijë ‘me mace’), një referencë ndaj deklaratës së kandidatit për nënkryetar, J. D. Vance, i cili tha se ShBA-të drejtohen nga “gra ‘me mace’ pa fëmijë” të cilat janë të pakënaqura me jetët e tyre dhe zgjedhjet e tyre dhe kështu duan të bëjnë të njëjtën gjë me pjesën tjetër të vendit. Swift nuk e komentoi provokimin e Musk.

Çfarë shkroi Taylor?

Pak momente pas përfundimit të debatit të parë presidencial midis Kamala Harris dhe Donald Trump, Swift postoi në Instagram që do të votojë për Harris në zgjedhje. Postimi mori mbi pesë milionë pëlqime brenda disa orëve.

“Si shumë prej jush, sonte e ndoqa debatin. Nëse nuk e keni bërë ende, tani është koha e duhur për të hulumtuar problematikat dhe qëndrimet që kanë kandidatët për temat që ju interesojnë më shumë. Si një votuese, po lexoj dhe shikoj gjithçka që mundem për politikat dhe planet e tyre për këtë vend”, filloi Swift.

“Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 do të votoj për Kamala Harris dhe Tim Walz. E mbështes Kamala Harris sepse lufton për të drejtat që na duhen dhe për të cilat duhet të luftojmë. Mendoj se është e fortë, është lider dhe besoj se mund të arrijmë më shumë në këtë vend me paqe sesa me kaos. Jam gjithashtu e impresionuar nga Tim Walz, i cili ka mbështetur të drejtat LGBTQ+, IVF dhe të drejtën e gruas për trupin e saj për dekada”, shpjegoi ajo.

“Unë kam bërë kërkimin tim dhe kam marrë vendimin tim. Hulumtimi dhe zgjedhja janë në dorën tuaj. Gjithashtu dua t’ju them, veçanërisht atyre që votojnë për herë të parë: Kujtoni se duhet të jeni të regjistruar për të votuar! Me dashuri dhe shpresë, Taylor Swift, Childless Cat Lady”, përfundoi ajo.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing