Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kosova merr pjesë në Samitin u udhëheqësve të shërbimeve veterinare të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes një njoftimi për media, thotë se nën organizimin e shtetit të Hungarisë si udhëheqëse e Presidencës së Këshillit të Evropës, me ftesë të autoritetit të këtij shteti, Drejtori ekzekutiv Bekim Hoxha i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë me stafin, po merr pjesë në “Takimin e Drejtorëve Ekzekutiv të shërbimeve veterinare të Evropës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, i cili po mbahet në Budapest. Sipas njoftimi ky takim ka për qëllim zbatimin e politikave të vaksinimit të kafshëve, sipas strategjisë për parandalimin e sëmundjeve infektive të kafshëve.
Në hyrje të takimit Hoxha falënderojë autoritetet hungareze për ftesën, duke shprehur mirënjohjen për zyrtarët e BE-së për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin shtetit të Kosovës, përmes projekteve për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe ruajtjen e sigurisë ushqimore.
Hoxha me këtë rast ka prezantuar situatën epidemiologjike në Kosovë mbi menaxhimin e sëmundjeve të kafshëve me temën “ Menaxhimi i shpërthimit të sëmundjeve të kafshëve në Kosovë, mbështetja nga vendet e BE-së”.
Gjatë këtij samiti Drejtori Ekzekutiv i AUV-së Hoxha takoi në ndarazi Drejtorët Ekzekutiv të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në nivel ndërkufitar, për të ndikuar në parandalim të përhapjes se sëmundjeve të cilat kanë karakter pandemik.
Samiti do të zgjasë deri më datë 13.09.2024 ku edhe do të mbahet “Takimi i gjashtë i forumit të drejtorëve ekzekutiv të vendeve të Ballkanit.