Këngëtarja legjendare, Celine Dion, flitet se do të bëjë një rikthim në garën Eurovision Song Contest, i cili mbahet në Zvicër vitin e ardhshëm.
Artistja e hitit “My heart will go on”, pritet të rikthehet në konkursin evropian të këngës, shkruan DailyMail.
Zvicra njëherësh është edhe vendi të cilin e përfaqësoi Celine Dion në vitin 1988, ku rrëmbeu çmimin e parë në Eurovision.
Këngëtarja fitoi garën me këngën e saj “Ne Partez Pas San Moi”.
Pas një beteje shëndetësore me një sëmundje të rrallë neurologjike të ngurtësisë së muskujve, ylli, 56 vjeç, bëri një paraqitje befasuese në Ceremoninë e Lojërave Olimpike të Parisit.
Dhe tani po shtohen spekulimet nëse ajo mund të nderojë edhe Eurovisionin me një performancë të veçantë.