Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet pas paralajmërimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se në ditët në vijim mund të ketë erëra të forta dhe vërshime nga reshjet e shiut.
Të paktën kështu po thotë drejtori për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet Lulzim Fushtica.
Ai ka thënë është funksionalizuar shtabi emergjent dhe se të gjitha ekipet janë në gatishmëri 24- orë për çdo nevojë që kanë qytetarët.
“Kemi funksionalizuar shtabin emergjent, janë në gjendje gatishmërie. Stafi emergjent në gatishmëri, janë mbolizu të gjitha ekipet. Jemi të gatshëm të intervenojmë në çdo kohë 24 orë për çdo thirrje që nevojë që kanë qytetarët”, u shpreh Fushtica
Ai ka bërë të ditur se gjatë verës kanë intervenuar edhe në çatitë e disa objekteve që kanë paraqitur rrezik, por shtojë se për objektet e banimit janë përgjegjës vet banorët për mirëmbajtjen e tyre.