Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nxënësit e shkollës “Pavarësia” në kryeqytet kanë nisur këtë të hënë procesin mësimor, me 12 klasë të reja dhe me vetëm dy ndërrime.
Në një postim në Facebook në priofiline komunës është theksuar se aneksi i ri i shkollës është përfunduar dhe se ky zgjerim përmirëson kushtet dhe komoditetin për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Postimi i plotë:
12 klasë të reja, dhe tani dy ndërrime në shkollën fillore të mesme të ulët "Pavarësia"
Nxënësit e shkollës fillore "Pavarësia" nisën sot ditën e parë të vitit të ri shkollor me plot entuziazëm. Edhe pse me një javë vonesë, buzëqeshjet në fytyrat e tyre ishin të pranishme, falë shtimit të 12 klasëve të reja dhe organizimit të mësimit në dy ndërrime, pas përfundimit të aneksit të ri të shkollës.
Ky zgjerim jo vetëm që përmirëson kushtet e mësimdhënies, por ofron edhe një ambient më të organizuar dhe komod për nxënësit dhe stafin arsimor./rtk/
Drejtoria e Arsimit
Jehona Lushaku Sadriu