Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Adriana Lima befason fansat, kritikohet për përdorim të tepërt të botoksit

Të Tjera  |  06.09.2024 Ora 11:56   
Modelja braziliane Adriana Lima ka qenë në shënjestër të kritikëve që kanë komentuar pamjen e saj, dhe kohët e fundit ajo rrallëherë është parë në ngjarje publike.

Adriana, 43 vjeçare, u shfaq në premierën e filmit ‘The Thicket’ dhe përsëri befasoi me pamjen e fytyrës së saj me sy dukshëm të tërhequr dhe vetulla të ngritura.

Fansat më parë e kanë akuzuar atë se ka tepruar me botoksin dhe fillerët, por ajo u është përgjigjur kritikëve duke postuar një foto pa grim dhe duke shkruar: “Fytyra e një nëne të lodhur të një adoleshenteje, dy fëmijëve në prag adoleshence, një djali të vogël aktiv, një vjeçari që mëson të ecë dhe tre qenëve…Faleminderit për shqetësimin”.

Adriana Lima e ka përballuar vëmendjen mediatike për dekada të tëra, duke qenë një nga modelet më të suksesshme dhe të njohura në botë. Për vite me radhë, ajo ka qenë një nga fytyrat më të njohura të “Victoria’s Secret”, duke e bërë një ikonë të industrisë së modës.

Megjithatë, siç është përballur shumë herë më parë, Adriana vazhdon të mbetet në qendër të kritikave për shkak të ndryshimeve të dukshme në pamjen e saj.

Adriana u tërhoq nga bota e modelimit para gjashtë vjetësh dhe iu përkushtua familjes së saj. Ajo ka dy vajza, Valentinën (14) dhe Siennën (11), nga martesa e saj e mëparshme me basketbollistin serb Marko Jarić.

Aktualisht, ajo është e martuar me producentin e filmit Andrea Lemer, me të cilin ka një djalë dy vjeçar, Cyanin. Përkushtimi i saj ndaj familjes duket se ka qenë prioritet i saj kryesor, dhe kjo është reflektuar në vendimet e saj për të zvogëluar angazhimet profesionale.

Adriana shpesh ndan momente nga jeta e saj private në rrjetet sociale, ku duket se gëzon kohën me fëmijët dhe bashkëshortin e saj. “Fëmijët e mi janë gjithçka për mua. Ata janë burimi im i forcës dhe lumturisë”, ka shkruar ajo në një nga postimet e saj të fundit në Instagram.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing