Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësitrat në pjesën e dytë të ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që në disa zona të izoluara të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme, me shpejtësi 1-5m/s.