Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

27 vjet nga vdekja e Nënës Terezë

Të Tjera  |  05.09.2024 Ora 12:01   
Janë bërë 27 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza. Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup.

Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Shën Teërza ishte nënë kujdestare e 7 mijë e 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 mijë të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47 mijë viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3mijë e 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.

Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80, dhe deri sa Shën Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
Shën Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë.

Papa Françesku më 4 korrik të vitit 2016, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit ka shpallur Nënë Terezën, si Shën Tereza.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing