Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Prej tyre tri janë raportuar në Pejë, dy në Prishtinë, e nga një në Fushë-Kosovë e Drenas, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në Pejë dy burra janë arrestuar dhe një tjetër gjendet në arrati në tri raste të ndryshme të dhunës në familje. E në Prishtinë një burrë është arrestuar për dhunë në familje ndaj një gruaje dhe është dërguar në mbajtje e një tjetër gjendet në arrati.
Në Drenas është arrestuar një i dyshuar për dhunë fizike ndaj gruas. Ai është dërguar në mbajtje. E në Fushë-Kosovë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas. Ai është dërguar në mbajtje.