Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot fillon viti i ri shkollor

Vendi  |  02.09.2024 Ora 8:32   

Në Kosovë fillon viti i ri shkollor 2024-2025, ku shumë nxënës do të ulën nëpër banka për herë të parë.

 

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ditë më parë ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2024/2025.

Ministrja Nagavci po ashtu ka publikuar kalendarin shkollor, përmes së cilit përcaktohet pushimi vjeshtor, dimëror, pranveror e festat.

Por ky vit i ri shkollor do të jetë më ndryshe në pesë shkolla në kryeqytet. Pas shumë premtimeve më në fund do të nisë mësimi tërëditor në pesë shkolla: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli.

Mësimi nuk do të kufizohet vetëm në libra dhe në teori, por do të ketë aktivitete praktike, lojëra edukative, rekreacion e kulturë e më shumë edukaët fizike.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, në një video promovuese të postuar në Facebook ka treguar, po ashtu, se nxënësve do t’iu shërbehet ushqim i ngrohtë dhe me vlera ushqyese nga Kuzhina Qendrore.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një mesazh për qytetarët në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, duke theksuar rëndësinë e reformave të reja në arsimin e Prishtinës.

Ai theksoi se ky model i mësimit gjithë-ditor, që përfshin sigurimin e shujtave të ngrohta për fëmijët, është një prej arritjeve më të mëdha dhe do të shtrihet edhe në nivel qendror.

Ministria e Arsimit edhe për sivjet ka vendosur që të subvencionojë prindërit për blerje të librave. Kjo formë është kritikuar nga komunat dhe  nga opozita.Në të kaluarën Ministria e Arsimit ua shpërndante nxënësve librat në shkollë

Por, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se subvencionimi i prindërve po vazhdon.

“Kanë aplikuar gjithsej 203.407 prindër ose kujdestarë ligjorë për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq janë subvencionuar gjithsej 201.120 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar, po ashtu platforma për aplikim po qëndron e hapur”, ka shkruar ajo të shtunën.

Ministria e Arsimit është kritikuar për vendimin për subvencionimin për blerjen e librave nga vetë prindërit.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka vlerësuar se forma e subvencionimit në formën siç është i çon prindërit në hamendësim.

Ndërkohë, kritika për ekzekutivin lidhur me trajtimin e mësimdhënësve ka bërë të dielën kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ky vit shkollor po nis pa shkëlqim, meqë sipas tij, nxënësit përballen me kushte të rënda të mësimit dhe mësuesit me paga të padinjitetshme. 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing