Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë njofton se në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i qetë.
Të hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Ditën e martë mot do të jetë me diell dhe pjesërisht vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.
Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Të premte do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Vranësitrat në pjesën e dytë të ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që në disa zona të izoluara të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-5m/s.