Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Paris Hilton reagon ashpër ndaj komenteve tallëse për djalin

Të Tjera  |  30.08.2024 Ora 17:05   
Paris Hilton ka reaguar ndaj njerëzve që tallen me djalin e saj, Phoenix.

Ylli i famshëm shpesh publikon fotografi me fëmijët në Instagram, por thotë që merr komente mizore. Shumë kanë shkruar ndër të tjerash se djali i saj e ka ‘kokën e madhe’.

“Fëmijë qesharakë”, “Nuk më duken normalë”, “Këtë fëmijë duhet ta ketë sjellë në jetë një magjistar” – janë vetëm disa nga komentet që po e shqetësojnë modelen.

Më pas, Paris iu përgjigj komenteve negative për fëmijët.
“Kur jeton në qendër të vëmendjes komentet janë të pashmangshme. Por nëse synon fëmijën tim është e papranueshme. Kjo më dhemb aq shumë sa nuk e shpreh dot me fjalë. Përpiqem shumë që djali im të jetë i rrethuar nga dashuri, nëse nuk postoj foto të fëmijës tim, njerëzit do të thonë që nuk jam nënë e mirë kur postoj, hyjnë dhe shkruajnë me plot urrejtje”, tha ajo.
 

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing