Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zbulohet i dashuri i ri i Lana Del Rey

Muzikë  |  30.08.2024 Ora 11:59   
Këto ditë, jeta private e këngëtares Lana Del Rey është në qendër të vëmendjes.

39-vjeçarja u kap dorë për dore me 56-vjeçarin Jeremy Dufrene në një festival në Leeds, Mbretërinë e Bashkuar.
Pas kësaj, ata u panë duke bërë blerje në Londër dhe më vonë duke darkuar në një restorant.

Kush është Jeremy Dufrene?

I dashuri i ri i Lana Del Rey është baba i dy fëmijëve, i cili punon si kapiten dhe udhërrëfyes në ‘Airboat Tours by Arthur’.
Është një agjenci që lejon turistët të ngasin varkat në kënetat e Luizianës, të cilat janë plot me aligatorë, çafka, skifterë dhe kafshë të tjera që jetojnë atje, shkruan DailyMail.

Edhe mediat e huaja deklarojnë se Jeremy është një adhurues i madh i aligatorëve dhe ndonëse profili i tij në Instagram është i mbyllur për publikun, në foton e tij të profilit shihet duke pozuar mbi një aligator dhe duke e puthur në kokë.





Ata njihen prej vitesh, Lana dhe i dashuri i saj i ri u takuan në vitin 2019 kur ajo ishte vizitore në një nga turet turistike në moçal.
“Jeremy më lejoi të jem kapiten në turnetë me anije ajrore të Arthur”, shkroi ajo në atë kohë së bashku me disa foto së bashku në Facebook.

Gjithashtu, ai më pas ka publikuar edhe një foto të tyre duke pozuar së bashku dhe ka shkruar: “Nuk e di se me kë mund të hasësh… Ishte kënaqësi Lana”.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing