Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Vendi  |  30.08.2024 Ora 7:50   

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Kanë kaluar mbi 25 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, ndërsa familjarët e më shumë se 1600 personave të zhdukur ende janë duke pritur përgjigje për fatin e tyre dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.

 

Kjo ditë do të shënohet me disa aktivitete. Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, mban homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, te Kuvendi i Kosovës, në ora 10:00.

Për të shënuar këtë ditë, YIHR KS organizon aksionin rrugor “Dera e Pritjes”, te sheshi “Skënderbeu”, në kryeqytet. Gjithashtu në shënimin e kësaj dite Ndizen 64 flakadanë në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, në ora 19:00, kurse Instituti Sekhmet hap ekspozitën “Me hijen e lirimit mbështjellë”. në, Prishtinë, me fillim në ora 19:00 .

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6.500 persona. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti, dje ka marrë pjesë edhe në takimin për draft-metodologjinë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing