Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Olivia Munn tregon për vështirësitë që pati me ankthin pasi u bë nënë

Muzikë  |  29.08.2024 Ora 11:50   
Ylli i njohur i Hollywoodit, Olivia Munn, ka treguar se ka pasur vështirësi të pabesueshme me ankthin pas lindjes së fëmijës.

44-vjeçarja, mirëpriti djalin, Malcolm, në muajin nëntor të vitit 2021. Muajt pasi lindi ajo pati shumë probleme me ankthin.

Ajo, në emision te Kelly Clarkson, ka thënë  se i dukej sikur ishte ngujuar nën ujë dhe nuk mund të dilte në sipërfaqe për të marrë frymë.

“Kisha dëgjuar për problemet me depresion pas lindjes dhe isha përgatitur, por për ankthin pas lindjes nuk kisha dëgjuar më parë dhe më ka goditur shumë fort më dukej sikur i gjithë oqeani ishte mbi mua”, ka thënë Munn.
Ajo ka shpjeguar se ka pasur vështirësi të pabesueshme që zgjohej në orën 4 të mëngjesit çdo ditë për një vit, dhe ndiente ngushtime në gjoks dhe kishte vështirësi të merrte frymë.

“Për ankthin pas lindjes kam mësuar më vonë. Kam pasur shumë pak qumësht në gji dhe si duket kur ndalon gjidhënien dhe kur trupi fillon të mos prodhojë më qumësht, bie niveli i hormoneve, gjë që mund të jetë faktor kontribuues në ankthin pas lindjes”, ka shpjeguar ylli, e cila, më pas ka vuajtur edhe nga kanceri i gjirit, si pasojë e të cilit i është dashur t’i nënshtrohet operimit.

Ajo ndër të tjera ka thënë se i thyhet zemra për gratë që kalojnë nëpër ankth pas lindjes, sidomos për ato, të cilave, si pasojë e ankthit, ju krijohen mendime të këqija rreth vetes apo fëmijës.
“Nëse do ta kisha ditur më parë, do të përgatitesha për situatën. Isha më depresion pas lindjes për kohë të gjatë e pastaj, vetëm disa muaj pas kësaj, mora vesh se kisha kancer në gji”, ka treguar aktorja.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing