Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Demi Moore flet për sfidat e moshës

Të Tjera  |  28.08.2024 Ora 17:02   
Aktorja Demi Moore 61 vjeçe u shfaq në kopertinën e numrit të shtatorit të revistës “Interview”.

Ajo tani është duke promovuar filmin e saj “The Substance”, i cili flet për një yll që injekton drogë nga tregu i zi për të dukur më e re, gjë që e shndërron atë në një bukuri të re dhe energjike, të interpretuar nga Margaret Qualley.

Në një intervistë, Demi komentoi vëmendjen e madhe që trupi i saj në bikini tërhoqi kur ishte 40 vjeçe dhe luajti në filmin “Charlie’s Angels”.

“Kam punuar në filmin ‘Charlie’s Angels’ dhe shumë u fol për skenën e famshme në bikini. Gjithçka ishte shumë e theksuar dhe shumë u diskutua për pamjen time. Nuk kam pasur ndjenjën se nuk i përkas. Ishte më shumë si – nuk kam 20 ose 30 vjet, por akoma nuk isha ajo që ata e konsideronin ‘nënë‘”, shpjegoi ajo.

“Hollywoodi është i ashpër ndaj grave në atë moshë sepse nuk ka më skenare apo role që u përshtaten. Ose je nënë, ose je mjaft e moshuar që të mos të të konsiderojnë tërheqëse”, tha Demi.

Në filmin e saj të ri, ajo interpreton një yll hollivudian, Elisabeth Sparkle, e cila merr një ilaç eksperimental për të krijuar një version më të ri të vetes dhe kështu bëhet një person krejtësisht tjetër.

Moore zbuloi se skenari i filmit e kishte prekur thellë, pasi në një mënyrë unike trajtoi çështjen e plakjes.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing