Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çfarë duhet të konsumoni për më shumë energji?

Të Tjera  |  26.08.2024 Ora 7:47   

Shpesh ankohemi që nuk kemi energji gjatë ditës dhe këtë plogështi mundohemi ta luftojmë me kafeinë, por na nevojitet më shumë se kaq.

Mjekët shpjegojnë se shkaku kryesor i rënies së energjisë, mund të ketë të bëjë me mënyrën e komunikimit të mikrobiomës tuaj me qelizat e tjera.

Prandaj për të rritur energjinë është e rëndësishme të kujdeseni për mikrobiomën dhe kjo mund të arrihet duke shtuar më shumë fibra në regjimin tuaj ushqimor.

Por përse kanë rëndësi fibrat?

Triliona baktere të mira që jetojnë në zorrë, duhet të ushqehen me vaktet e tyre të preferuara, që janë ushqimet prebiotike.

Kur kjo ndodh, këto baktere gjenerojnë gazra që komunikojnë informacione nga mikrobioma juaj në qelizat tuaja.

Pa lëndë të mjaftueshme prebiotike për tu bashkuar, molekulat anti-inflamatore që prodhojnë energji, nuk funksionojnë në mënyrë optimale, gjë që ju bën të niheni të pafuqishëm.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga ushqimet të cilat mund t’ju ndihmojë duke ju dhënë më tepër energji.

Farat e lirit

Farat e lirit janë një burim i shkëlqyer fibrash dhe proteinash.

Ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta të acideve yndyrore omega 3, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Bamjet

Bajmet përmbajnë shumë lëndë ushqyese si vitamina K dhe magnezi dhe janë gjithashtu një burim i shkëlqyer fibrash.

Lakra turshi

Lakra turshi është jo vetëm një burim i shkëlqyer fibrash por edhe probiotikësh, duke e bërë atë një ushqim të domosdoshëm për mikrobiomën e zorrëve tuaja.

Bananet jeshile

Edhe pse shumica e njerëzve preferojnë të hanë banane të pjekura mirë, konsumi i tyre kur janë akoma të gjelbërta, ju lejon të përfitoni nga nivelet e larta të fibrave dietike.

Brokoli

Brokoli ka qenë prej kohësh e njohur si një nga perimet më ushqyese që mund të shërbeni në pjatën tuaj.

Jo vetëm që përmban shumë fibra, por ndihmon gjithashtu me funksionin e mikrobiomës së zorrëve.

Plus, për shkak të niveleve të larta të përbërjes sulforafane, zvogëlon inflamacionin.

Avokado

Avokadot janë një burim i shkëlqyer i fibrave, me 25 % fibra të tretshme dhe 75 % të patretshme .

Ato përmbajnë më shumë kalium sesa bananet dhe gjithashtu janë të pasura m acid oleik, i cili lufton inflamacionin dhe është i shëndetshëm për zemrën./AgroWeb.org

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing