Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kryeqytetit do t’i shtohen tri shkolla të reja nga investimi publiko-privat, fillon ndërtimi i i asaj në “Mati 1”

Vendi  |  23.08.2024 Ora 9:59   
 
Kryeqytetit do t’i shtohen tri shkolla të reja, të financuara nga investimi publiko-privat. Kështu bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në fillimin e ndërtimit të shkollës së re në lagjen “Mati 1”, raporton Ekonomia Online.

Në vënien e gurthemelit të saj, Rama ka thënë se krahas kësaj shkolle, me partneritet publiko-privat do të ndërtohen edhe dy të tjera – njëra në lagjen “Sofalia”, e tjera në lagjen “Qëndresa”.

Ai ka theksuar se investimi total i tri shkollave, të cilat në bazë të kontratës duhet të përfundojnë vitin e ardhshëm në korrik, do të jetë më shumë se 15 milionë euro dhe do të kthehet nga Komuna brenda 12 vitesh.

Sipas kryetarit, shkolla e re në “Matin 1”,  me kapacitet prej 720 nxënës dhe hapësirë gati pesë mijë metra katrorë, do të jetë një shkollë me interes të madh për Kryeqytetin.

“Kam kënaqësinë të jem sot në ‘Matin 1’ ku edhe përuruam fillimin e ndërtimit të shkollës së re të kësaj lagje. Kjo është një ndër tri shkollat që i kemi kontraktuar me procesin e partneritetit publiko-privat, të cilat në bazë të kontratës duhet të përfundojnë në vitin e ardhshëm në korrik”.

“Është një shkollë me interes të madh për Kryeqytetin. Kjo i jep një ndihmë të madhe edhe shkollës ‘Pavarësia’ edhe shkollës ‘Ismail Qemali’. Është në proces që brenda 4 viteve të ardhshme të gjitha shkollat në Kryeqytet te jenë me mësim tërëditor. Kapaciteti i kësaj shkolle është 720 nxënës, janë 4800 metra katrorë”, ka thënë Rama.

Kreu i Prishtinës ka thënë se i gjithë investimi i shkollave do të bëhet nga sektori privat fillimisht, e pas ndërtimit “fillojmë ta paguajmë mirëmbajtjen”.

“Investimin ne e kemi nënshkruar në kontratë tash para 1 viti e gjysmë dhe është në partneritet publiko-privat. I gjithë investimi është prej sektorit privat, ndërsa në momentin kur shkolla përfundon, fillojmë ta paguajmë mirëmbajtjen. Pra, shfrytëzojmë fondet private që të krijojmë shkolla. Pra tri shkolla tash që po i bëjmë, kjo i ka 720 nxënës, tjetra qe do të fillojmë ndërtimin në Sofali, në javën e ardhshme dhe i ka 680 nxënës, ndërsa tjetrën që e kemi filluar para një viti në lagjen ‘Qëndresa’ i ka 1 mijë nxënës. Shifra është 15.4 milionë për të tri shkollat, mirëpo të gjitha këto paguhen prej sektorit privat. Pastaj në periudhë 12 vjeçare i paguajmë në këto”, u shpreh Rama.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing