Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Taylor Swift thyen heshtjen për ngjarjen në Vjenë

Të Tjera  |  22.08.2024 Ora 17:03   
Taylor Swift ka folur për herë të parë rreth anulimit të tri koncerteve të saj në Vjenë, të cilat ishin pjesë e turneut të saj madhështor “Eras”, pas një sulmi të dështuar terrorist. Ajo pranoi se ndjeu “një frikë të re” dhe një “ndjenjë të madhe faji”.

Sulmi i planifikuar u zbulua nga autoritetet austriake, të cilat arrestuan tre të dyshuar adoleshentë – të moshave 17, 18 dhe 19 vjeç – për planifikimin e një sulmi islamik në rajonin e Vjenës, me koncertet e Swiftit që ishin “fokus” i këtij komploti.

Sipas kreut të mbrojtjes shtetërore dhe inteligjencës në ministrinë e brendshme të Austrisë, Omar Haijawi-Pirchner, i dyshuari 19-vjeçar kishte ndërmend të “vritej sot ose nesër, së bashku me një turmë të madhe njerëzish”.
Policia tha se i dyshuari kishte shprehur besnikëri ndaj grupit të Shteti Islamik (ISIS) “në javët e fundit” dhe ishte radikalizuar në internet. Kimikate për bomba u sekuestruan në shtëpinë e tij.

Në një postim në Instagram, duke festuar përfundimin e turneut në Evropë, i cili u mbyll me pesë koncerte në Londër javën e kaluar, Swift ndau “udhëtimin emocional” të saj.

“Anulimi i koncerteve tona në Vjenë ishte shkatërrues”, shkroi ajo. “Arsyeja e anulimit më mbushi me një frikë të re dhe një ndjenjë të madhe faji sepse kaq shumë njerëz kishin planifikuar të vinin në ato koncerte. Por isha gjithashtu shumë mirënjohëse ndaj autoriteteve sepse, falë tyre, ne ishim duke vajtuar për koncertet dhe jo për jetët”.

Këngëtarja falënderoi fansat e saj për “dashurinë dhe unitetin” dhe tha se gjithë energjia e saj ishte përqendruar në mbrojtjen e “gati gjysmë milioni njerëzve që kishin ardhur për të parë koncertet në Londër” pas anulimeve në Vjenë.

Postimi në Instagram ishte i pari që Swift ndau që nga incidenti në Vjenë. Koncertet e Swift në Vjenë ishin planifikuar për datat 8, 9 dhe 10 gusht në stadiumin ‘Ernst Happel’.

Swift do të kthehet në Amerikën e Veriut në nëntor dhe dhjetor për disa koncerte në Kanada, që do të përfundojnë turneun “Eras” – një spektakël gjigant që është bërë turneu me të ardhurat më të larta në histori, duke gjeneruar më shumë se një miliard dollarë amerikanë dhe duke shkaktuar aktivitet sizmik në disa raste.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing